Rreth 15% e britanikëve kanë refuzuar të marrin vaksinën ndaj koronavirusit

0
7

Rreth 15% përqind e britanikëve po refuzojnë të marrin vaksinën ndaj koronavirusit, bëri të ditur  Nadhim Zahaewi, ministri britanik për Vaksinimin.

Megjithatë, ministri theksoi se kjo është shifra më e ulët nga të gjitha programet e vaksinimit deri tani në Britani, duke përfshirë edhe vaksinimin ndaj gripit sezonal.

Shkencëtarët besojnë se vaksinimi i 85% të popullsisë është i mjaftueshëm për të arritur imunitetin e tufës. Kur kaq shumë njerëz të ishin imun, atëherë virusi do të zhdukej.

Problemi qëndron te pakicat etnike, të cilat janë në shifra të larta të refuzimit të vaksinës, kanë thënë ekspertët.