
Aksi rrugor Qaf Bualli – Bulqizë vijon të jetë problematik. Në këtë segment rrugor, pjesë e rrugës së Arbrit ka rënie të vazhdueshme të gurëve. Situata më problematike është bërë gjatë këtyre ditëve ku ka patur edhe reshje shirash e ngrica. Masive gurësh përfundojnë çdo minut në rrugë, duke u bërë burim aksidenti për të gjithë drejtuesit e mjeteve që e përdorin këtë aks rrugor. Gurët vazhdojnë të shkëputen nga shpati i rrugës dhe përfundojnë në trasenë e saj ndonëse më pas largohen nga punëtorët e firmës. Përfaqësues të firmës mirëmbajtëse të këtij aksi rrugor nacional thonë se problemi duhej zgjidhur që me ndërtimin e rrugës, pasi duhet të ishte vendosur patjetër rrjetë në shpatin e malit që do të pengonte shembjen e gurëve.
Situata pritet të bëhet akoma më problematike në ditët në vijim pasi sinoptikanët kanë parashikuar shira me intensitet të lartë në Qarkun Dibër.