Rremulli i Matit është me monografi

0



“…Monografia “Rremulli, zemra e Matit”, e shkruar nga një rremullak, është me interes për studiuesin e sotëm. Autori dokumenton pozitën gjeografike të Rremullit, toponimet dhe origjinën, zhvillimin historik dhe shoqëror të këtij fshati, arkitekturën popullore, familjet, lagjet dhe gjenezën e fiseve, njerëzit e rëndësishëm dhe figurat rremullake me peshë, mbretërit ilirë, udhëheqësit e kryengritjeve për liri, duke qartësuar origjinën e tyre nga Kelmendi, Dibra, Kosova, Gramshi; për rremullakët që morën pjesë në luftën e Gjalishit më 1875, në Lidhjen e Prizrenit më 1878, në luftën e Pratit apo në Kuvendin e Suçit më 1908, në luftën e Shkallës së Deshëve më 1913, në betejen e Kakarriqit, në Shpalljen e Pavarësisë e deri te kryengritja kundër garnizonit fashist në luftën e dytë botërore më 31 korrik të vitit 1943, gjithashtu për bij të Rremullit që drejtuan në Mat e më lart. Të dhënat për Rremullin autori i ka marrë nga studime shkencore dhe duke mbledhur materiale gojore nga populli për të kaluarën e këtij fshati, për luftën që ka bërë nëpër vite për të mbrojtur atdheun, për doket e zakonet, për kulturën materiale dhe atë shpirtërore…”