Bukurie Mata, nëna e Bleona Matës nga Kukësi e zhdukur në Maj të vitit 2010 thotë se i ka humbur të gjitha shpresat nga strukturat e shtetit shqiptarn për gjetjen e vajzës së saj. Në një intervistë për Mat Televizon, Bukurie Mata shprehet se shteti nuk ka bërë sa duhet për të gjetur vajzën e saj, ndërsa i bën apel të marrë edhe njëher në pyetje të akuzuarat për zhdukjen e saj.
Nga ana tjetër, Bukurie Mata thotë se ish bashkëshorti i saj nuk po e ndihmon në gjetjen e Bleonës që është edhe vajza e tij.