Prej 26 nëntorit, në familjen Greku, ka pllakosur dhimbja. Bashkëshortja e Sajmirit, Klotilda ndodhet tek familja e saj në Shupenzë të Bulqizës. Me lot në sy dhe e veshur në të zeza, bashkëshortja e 30-vjeçarit Sajmir Greku, Klotilda i cili doli i gjallë nga rrënojat, por që ndërroi jetë pas disa orësh në spital, tregon për Mat Televizion ëndrrat e tij dhe bisedën e fundit me të.
E reja rrëfen mes lotësh se vajza ishte gjithçka për Sajmirin dhe se thoshte gjithmonë që do bënte të pamundurën për t’i ofruar një të ardhme më të mirë.
Familja të mbledhur nga Amerika e Franca, iu kanë dhënë lamtumirën e fundit tre anëtarëve të kësaj familjeje, Sajmir Greku, 30 vjeç, Pëllumb Greku, 57 vjeç dhe Çelike Greku, 57 vjeçe, që humbën tragjikisht jetën nën rrënojat e tërmetit të fuqishëm me magnitudë 6.4 i shkallës Rihter me 26 Nëntor në Thumanë.