Rekamë

Të gjithë ata që kanë punuar në nëntokë për nxjerrjen e mineralit të kromit jo vetëm që nuk janë të kënaqur me pagesën gjatë punës, por as me pensionin që kanë marrë më pas. I tillë është edhe rasti i ish minatorit Mexhit Gjeta nga fshati Dars në Bashkinë e Klosit. Gjeta thotë se tre dekada të jetës së tij i ka kaluar nëntokë në galeritë e kromit në minierat e Bulqizës dhe Matit, por sot jeton me të ardhura të pamjaftueshme e një banesë gati të rrënuar. Sipas ish minatorit Mexhit Gjeta, pensioni prej 15300 lekësh të rinj që merr, nuk i mjafton as për ilaçe. Ai shprehet se kjo është pasojë e mosmiratimit të statusit të minatorit që do të vlerësonte punën e kësaj kategorie që një pjesë të mirë të jetës e kalojnë në nëntokë.
Minatorët e Bulqizës dhe Matit prej vitesh kërkojnë miratimin e statusit të minatorit që do tju mundësonte atyre pension të lartë, por asnjë nga qeveritë e pas viteve 90-të nuk e ka miratuar, ndonëse në çdo fushatë elektorale ju premtohet.