Ballina Qarku Diber MAT Rrahman Beshku shpallet “Qytetar Nderi” i Bashkisë Mat

Rrahman Beshku shpallet “Qytetar Nderi” i Bashkisë Mat

0



Këtë të Mërkurë u zhvillua ceremonia zyrtare e dhënies së titullit “Qytetar Nderi” i Bashkisë Mat, për ish ushtarakun dhe ish drejtuesin e Organizatës së Veteranëve të LANÇ-it Mat, Rrahman Beshku. Ceremonia u mbajt në ambjentet e këshillit Bashkiak në Bashkinë e Matit me prani të drejtuesve të Bashkisë, Këshillit Bashkiak, ish bashkëpunëtorëve ndër vite të Rrahman Beshkut dhe familjarëve të tij. Vendimin e dhënë pas kërkesës së komitetit të veteranëve të LANÇ-it Mat e lexoi kryetarja e Këshillit Bashkiak Elisa Gjasta, ndërsa dorëzimin e pllakadës e bëri Kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj.

Sink… momenti i dorëzimit të pllakadës
Vetë Rrahman Beshku falenderoi të gjithë ata që mundësuan dhënien e këtij titulli që për të do të jetë më shumë përgjegjësi qytetare.

Mbi jetën dhe veprën e Rrahman Beshkut ligjëroi Kryetari i Organizatës së Veteranëve të LANÇ-it Mat, Sefer Duka.

Kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj, Kryetarja e Këshillit Elisa Gjasta, kryetari i komisionit të vlerësimit të figurave këshilltari Hasan Pasha e të pranishëm të tjerë, vlerësuan kontributin e Rrahman Beshkut:

Exit mobile version