RRADHË TË GJATA NË SPITALIN RAJONAL TË DIBRËS /  QYTETARËT PRESIN ME ORË DHE DITË PËR NJË KONSULTË MJEKËSORE

0

Për të bërë një vizitë në spitalin rajonal të Dibrës në këto ditë duhet të presësh me orë të zgjatura në hyrjen kryesore të tij. Kamera jonë fokusoi pacientë për vizita nga të gjitha moshat; që nga fëmijët deri tek të moshuarit, të prekur nga virozat e stinës, apo dhe që vuajnë nga sëmundje kronike.

Në këto rradhë të gjata gjen edhe nga ata persona të cilët vijnë në këtë spital nga zonat e thella malore të Dibrës. Atyre u duhet të udhëtojnë me orë të tëra për të mbrritur në spitalin rajonal të Dibrës. Por radhët e gjata për vizita në këtë spital bëjnë që jo në pak raste ato të humbasin mjetin e transportit të linjës për tu kthyer në shtëpitë e tyre. E gjitha kjo për to përkthehet në  kosto ekonomike, pasi disa prej tyre qëndrojnë dhe 2-3 ditë në hotel nga radhët e gjata të vizitave në spital.

Qytetarët dibranë kërkojnë ndërhyrje urgjente për të përmirësuar këtë situatë dhe siguruar qasje më efikase në shërbimet shëndetësore.