Rekamë

Bashkia Mat, në kuadër të projektit  ‘’Inovacioni dhe Kultura për të fuqizuar Matin”- ICTe MAT, zhvilloi të enjten në Burrel, pranë objektit të Pallatit të Kulturës që po rivitalizohet, aktivitetin me temë “Avantazhet dhe disavantazhet e teknologjisë dhe përdorimi i saj në përditshmëri”. Ky projekt zbatohet nga Bashkia Mat në kuadër të skemës së granteve  “BE për Bashkitë”, financuar nga Bashkimi Evropian. Qendra e TIK-ut, e integruar si pjesë e Pallatit të Kulturës të rinovuar, do të kontribuojë për përmirësimin e kushteve social-ekonomike, krijimin e vendeve të punës për qëndrueshmëri dhe cilësi më të mira jetese.

Kryebashkiaku i Matit, Agron Malaj dhe oratorë të tjerë nga grupi implementues i projektit, siguruan të pranishmit se rivitalizimi i Pallatit të Kulturës do të nxisë inovacionin dhe do të mbështesë më tej të rinjtë në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe të Komunikimit.

 “Jam i bindur se rivitalizimi i Pallatit të Kulturës Burrel, do të ofrojë shërbime publike, që nxisin inovacionin për zhvillimin ekonomik e vendor dhe mbështesin aftësitë dhe aktivitetet e të rinjve në TIK”,- tha më tej kryebashkiaku Malaj.

Ndërsa Drejtuesi i Ekipit të Projektit “BE për Bashkisë” Elton Stafa u shpreh i kënaqur për bashkëpunimin me Bashkinë Mat dhe për ecurinë e deritanishme të projektit.

Adelina Farrici, Drejtore ekzekutive e Shoqatës për Autonomi Vendore, si një nga aktorët pjesëmarrës në këtë projekt me një rol të vecantë në qëndrueshmërinë dhe shpërndarjen e rezultateve të projektit në të gjithë bashkinë Mat, tha se ndihet krenare se “Fuqizimi i të rinjve, vajzave dhe djemve me aftësi të nevojshme digjitale për tregun e punës dhe për shkollat, është në fokus të punës së Bashkisë së Matit”.

Zëvendësdrejtoresha  e programit “EU4Municipalities”, Entela Pinguli foli më në detaje për fazat e projetit që po zbatohet dhe qëllimin e tyre:

Më pas aktiviteti u kalua në formë bashkëbisedimi ku u falenderua Bashkia Mat që mban si prioritet mbështetjen rinore dhe shtimin e mundësive të reja në inovacion.

Në fund të këtij projekti të rinjtë matjanë dhe jo vetëm do të kenë qendrën e tyre të inovacionit në të cilën do të mund të shpalosin e praktikojnë njohuritë e tyre mbi botën e teknologjisë, diskutime këto që vijuan edhe gjatë koktej të organizuar në mbyllje të aktivitetit.