
Në masivet pyjore me pishë të zezë në Klos eshte ri-shfaqur sëmundja e procesionares. Reth 400 hektar pishe e zeze eshte prekur nga procesionarja. Problemi ka kaluar në një situatë alarmante të prekjes së këtij druri, i cili mund të shkaktojë dëm të madh ekonomik.
Sipas përgjegjësit te sektorit të pyjeve në bashkinë klos Roland Celami shprehet se eshte rishfaqur dhe ne siperfaqet e njesise administrative Xiber dhe te njesise administrative Suç. Kete problem nuk e kemi vetem ne si bashki por ka dhe shume bashki te tjere me te medha se qe kane probleme me rishfaqjen e procesionares.
Para 3 vitesh eshte nderhyre ne kete masiv pyjor pishash me nderhyrje mekanike me ane te prerjes dhe me pasi grumbulloheshin qeskat e procesionares u eliminonin me ane te djegies. Kostoja per shfarosjen me menyren mekanike ka nje kosto te larte.
Sink… Roland Celami – Përgjegjës i Sektorit të Pyjeve në Bashkinë Klos
Per me teper pergjegjesi i sektorit te pyjeve ne bashkine Klos Roland Celami shton se eshte nje menyre me eficente per elminim e procesionares. Kjo menyre eshte me trajtim biologjik duke perdorur nje insekt qe ushqehet me larven e procesionares. Kjo eshte metoda me eficiente per eleminimin e procesionares. Ne si bashki jemi ne diskutime per marrjen e ketij insekti.
Jemi te bindur se kjo eshte menyra e duhur per shkak se bashkia e Korçes dhe e Pukes po e perdorin kete insekt per eliminimin e procesionares. Per to ky trajtim ka dhene rezultat te kenaqshem.
Shpresojme qe ne te jemi pjese si bashki e nje projekti te tille.