Rekamë

Kamera jone sote beri nje vezhgim ne pishat e kurores se Qafë Dushkut dhe Qafë Buallit, të pushtuara nga procesionarja. Specialistet e pyjores me të cilët kontaktuam thanë se lufta kundër këtij insekti dëmtues kërkon një investim të madh, por që Ministria e linjës ende nuk e ka akorduar.
Sipas specialisteve të pyjeve procesionarja e pishës favorizohet nga sitna e dimrit per rishfaqjen e saj.
Ndoshta situata e krijuar nga procesionarja e pishës nuk është marrë aq seriozisht, por dëmet që po shkakton ajo në masivet pyjore me këtë halorë janë vërtetë të frikshme.
Ky është masivi pyjor me pishë në fshatin Plan i Bardhë në bashkinë Klos. Pishat këtu janë të zhveshur totalisht nga halat e tyre të cilat janë dëmtuara nga procesionarja duke i sjellë mjedisit jo vetëm dëm ekologjik por dhe një dëm ekonomik shumë të madh.
E sjellë prej vitesh si një shqetësim procesionaria vazhdon të mbetet e palufuar dhe të përhapet çdo vit e më tepër.
E vetmja përpjekje për ndërhyrje u bë në mars të vitit 2015 nga Ministria e Mjedisit. Një aksion që luftonte procesionaren në mënyrë mekanike u shtri në mijëra hektarë pyje me pisha në gjithë vendin, por edhe kjo nuk dha rezultat, pasi përkujdesi duhet i përvitshëm.