Bashkia e Klosit ka ndërhyrë në shtresën prej dërrase të urës së Domit, në të cilën kalojnë mbi të qindra banorë në ditë e dhjetra mjete.
Shqetësimi i banorëve u ngrit pak ditë më parë në Mat Televizion. Shumë prej dërrasave ku mjetet duhet të lëviznin ishin thyer apo mungonin, duke shtuar rrezikun e kalimit mbi këtë urë.
Ndërkohë Bashkia Klos ka ndërhyrë duke vendosur dërrasat aty ku mungonin si dhe duke zëvendësuar ato të thyerat. Tashmë kalimi mbi këtë urë është i sigurtë, ndërsa banorët thonë jashtë kameras se duhet treguar vëmendje e vazhdueshme nga ana e pushtetit vendor pasi problemim mund të rikthehet shpejt.
Urat tip pasarel apo bel që kanë shtresë prej dërrase vijojnë të mbeten problematike. Dëmtimi i dërrasave i bën ato në shumë raste të rrezikshme jo vetëm për automjetet, por edhe këmbësorët. Specialistët këshillojnë që në disa ura, si ato tip bel apo pasarelë, dërrasa të zëvendësohet me shtresë prej llamarine që të ketë më shumë jetëgjatësi.