Ballina SOCIALE Riparohet shembja e kanalit vaditës të Klosit, uji shkon tek fermerët

Riparohet shembja e kanalit vaditës të Klosit, uji shkon tek fermerët

0

Bashkitë Mat e Klos kanë bërë të mundur riparimin në një kohë shumë të shkurtër të pjesës së dëmtuar të kanalit të Klosit dy ditë më parë.

Për rikthimin në funksion të kanalit vaditës është dashur ndërtimi i një pjese të konsiderueshme të kanalit pasi u shemb pasditen e së enjtes në afërsi të qytetit të Klosit.

Të dy bashkitë Mat e Klos kanë organizuar punën menjëherë për të riparuar këtë dëmtim në mënyrë që fermerët e luginës të mos mbeteshin pa vaditur të mbjellat e tyre. Ndërkohë, mësohet se paraditen e kësaj të shtune, kanali vaditës ka qenë totalisht në funksion të fermerëve duke kaluar ujin tek të mbjellat e tyre.

Banorët e kanë mirëpritur riparimin e kanalit pasi temperaturat e larta të ditëve të fundit kanë shtuar domosdoshmërisht nevojën për vaditjen e të mbjellave të tyre.

Exit mobile version