Vetëm pas tre javësh të gjithë nxënësit e arimit parauniveristar do të rikthehen në shkolla për të nisur vitin e ri akademik 2020 – 2021. Pushteti vendor duhet të ketë gati ambjentet në godinat arsimore para se fëmijët të futen në klasa. Bashkia e Matit e ka nisur punën që në fillim të muajit Gusht me riparime të nevojshme të rrjetit elektrik, dyerve, dritareve, tavolinave etj. Po ashtu, puna po vijon edhe në lyerjen e ambjenteve. Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve në Bashkinë Mat, Elson Reçi tha se ndërhyrje është bërë në çdo institucion arsimor ku ka patur nevojë. Po ashtu, ai u shpreh se një rëndësi e veçantë po i jepet higjenës, për shkak edhe të pandemisë së shkaktuar nga Covid-19.
Megjithëse viti i ri shkollor nis me 14 Shtator, me datë 31 Gusht në bankat e shkollës do të ulen nxënësit që nuk kanë qenë aktiv në mësimin online gjatë pandemisë, nga klasa e parë deri në klasën e pestë. Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve në Bashkinë Mat, Elson Reçi tha se të hënën e ardhshme, këta fëmijë do t’i kenë ambjentet gati.
https://youtu.be/aMRbltsTjvw