Rinisin reshjet e borës në Dibër e Bulqizë

0

Mëngjesi i sotëm ka risjellë reshjet e borës, të një pranvere të vonuar.

Reshje bore ka pasur në Dibër dhe Bulqizë.

Dëbora nuk ka ngjitur në asfalt, dhe trashësia në qytet shkon 5 cm, ndërsa në zona të thella me lartësi mbidetare më të madhe trashësia arrin në 15 cm.

Nuk ka probleme në rrugët nacionale, dhe në njësitë administrative.