Vetëm një ditë pasi përfundoi mandatin e kryetarit të Shtetit, Ilir Meta ka marrë drejtimin e partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, por me emër të ndryshuar, si Partia e Lirisë. Ndërkohë qytetarët e Bulqizës, shprehen të ndarë në mendime, ndonëse një pjesë e mirë e tyre mendojnë se rikthimi politik i Ilir Metës do të forcojë opozitën ndaj qeverisë. Por ka nga ata qytetarë që mendojnë se të gjithë drejtuesit e partive kryesore në vend, mbështesin njëri – tjetrin për tju shmangur ndëshkimit nga drejtësia.
Ish presidenti Ilir Meta do të jetë në krye të Partisë së Lirisë deri në asambledh e radhës të kësaj force politike e cila pritet të mblidhet pas dy muajsh.