Deputetja demokrate Dhurata Çupi ka komentuar situatën e krijuar në Partinë Demokratike. E ftuar në Radarin Informativ në ABC, ajo deklaroi se PD është në ditë të vështira por theksoi se ajo ka ardhur në pushtet edhe më e fortë pas sfidave që ka kaluar.
“PD është në ditë të vështira. Nuk mund të mohojmë. Në 30 vite PD ka kaluar edhe sfida të tjera. Dhe pas sfidave ka ardhur në pushtet edhe më e fortë. Është një çështje delikate. PD është e çdo demokrati. Është votuar nga rreth 700 mijë qytetarë më 25 Prill dhe ata duhet ta gjejnë veten në PD. Çdo shtëpi ka rregullat e saj”, deklaroi ajo.