
Nisma e qeverisë për rikthimin e basteve online vijon të kundërshtohet nga nje pjese e opinionit publik. Qytetarët e Dibrës kërkojnë që kjo nismë të mos kalojë pasi dëmet do të jenë shumë të mëdha për familjet shqiptare. Qytetarët që u prononcuan në lidhje me këtë temë, thanë se pasojat e basteve janë jo vetëm në ekonomi, por edhe familje, duke i qëndruar idesë që meqë janë mbyllur nuk duhet të rikthehen kurrsesi.