Duke nisur nga kjo e hënë në poliklinikën e Spitalit “Xhavit Mara” të qytetit të Burrelit, do të ofrohet shërbimi okulistik. Mjekja okuliste, Majlinda Kroni do të jetë çdo të hënë në shërbim të qytetarëve të Matit për të bërë të gjitha ekzaminimet e nevojshme. Drejtori i Spitalit Bashkiak Mat, Hasan Ceni tha se nuk është rikthyer vetëm shërbimi okulistik, por edhe ai kardiologjik i cili ofrohet nga mjeku specialist çdo të mërkurë.
Po ashtu, Ceni shtoi se të gjithë pacientët që kanë nevojë për analiza, mund t’i marrin ato pranë laboratorit të spitalit, duke u shoqëruar me rekomandimin e mjekut.
Drejtori i Spitalit Bashkiak Mat, shprehet gjithashtu se shërbimet në spitalin që ai drejton po shkojnë drejt përmirësimit.
Dritan Kurti