Rikthehet në funksion shërbimi online i gjendjes civile

Rikthehet në funksion shërbimi online i gjendjes civile

Është rikthyer në funksion të plotë shërbimi online i gjendjes civile në të gjithë Qarkun Dibër. Pas problemeve që pati javën e kaluar, mësohet se ekspertët e IT të Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile në Tiranë kanë punuar gjithë kohën dhe e kanë rikthyer në funksion të plotë në shërbim të qytetarëve.

Tashmë me rikthimin e shërbimeve pranë zyrave të gjendjes civile të gjithë ata qytetarë që kanë nevojë të rinovojnë apo të aplikojnë për herë të parë për dokumentet biometrike mund t’i kryejnë normalisht si procedura. Gjithashtu, edhe emigrantët që do të vijnë këtu për pushimet e fundvitit, mund t’i shfrytëzojnë këto ditë për të marrë pasaportat e reja apo për të regjistruar fëmijët që kanë lindur jashtë Shqipërisë.

Kjo periudhë e vitit është më e ngarkuara për shërbimin e gjendjes civile dhe për Identitek, të cilat duhet të presin një fluks të lartë qytetarësh të cilët rikthehen në vendlindje nga vendet ku banojnë, dhe marrin shërbime të ndryshme qoftë për regjistrimin e fëmijëve, qoftë për apelikimin e dokumenteve biometrike.

Po ashtu, mësohet se Identitek pritet të rrisë kapacitetet në ditët në vijim për tju dhënë shërbim çdo qytetari që do të paraqitet për aplikim për herë të parë apo rinovim të kartës së identitet dhe pasaportës.