
Milani rikthehet në Ligën e Kampioneve pas 7 viteve mungesë. Pritjes së tifozëve kuqezinj për të parë skuadrën e tyre në kompeticionin ku ka bërë histori i ka ardhur fundi. “Djalli” ka mposhtur 0-2 Atalantën ditën e sotme, falë një dopiete të Kesi në minutat 41 dhe 92 me penallti. Milani e mbyll kështu kampionatin në vendin e dytë.