Rikthehet energjia elektrike për 160 familje në Zenisht. Policia në kërkim të autorëve

0
9

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Burrel ka bërë të mundur mbrëmjen e djeshme zëvendësimin e transformatorit në fshatin Zenisht të Njësisë Administrative Lis, i cili u vodh nga persona ende të paidentifikuar.

 Transformatori ishte çmontuar i gjithi duke marrë prej tij gjithë pajisjet e brendshme si dhe rreth 80 litra vaj.

 Pre e vjedhjes një ditë më parë ranë dy transformator në fshatin Zenisht, ndërsa pak javë më parë është vjedhur edhe transformatori i fshatit Batërr e Vogël.

Për këto raste, policia ende nuk ka asnjë autor të dyshuar të këtyre ngjarjeve.