Rikthehen reshjet e borës në Qarkun Dibër, probleme në rrugët e fshatrave

Rikthehen reshjet e borës në Qarkun Dibër, probleme në rrugët e fshatrave
Kjo e mërkurë ka rikthyer reshjet e borës në një pjesë të Qarkut Dibër. Që prej orëve të para të mëngjesit reshjet kanë nisur në Bulqizë e Dibër, duke krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve. Situatë më problematike paraqitet në rrugët e njësive të thella administrative. Sipas shtëbit të Mbrotjes Civile rrugët e fshatrave të Njësisë Administrative Lurë, Kala e Dodës, Sllovë, Reç e Zall – Dardhë janë të pakalueshme pasi trashësia e borës varion nga 20 deri në 30 centimetra. Edhe në aksi Peshkopi – Lurë ishte gjatë gjithë ditës i pakalueshëm për shkak të pranisë së dëborës. Duke qenë se kjo rrugë është nën varësi të Bashkisë Dibër, ka qenë kjo e fundit që ka nisur punën për hapjen e rrugës që të jetë e kalueshme për të gjitha llojet e automjeteve. Në njësitë administrative të Bulqizës, problematike situata paraqitet në fshatrat Tërnovë e Madhe në Zerqan, fshatrat e Martaneshit si dhe disa fshatra të Shupenzës për shkak të pranisë së madhe të dëborës. Edhe në Bashkinë Klos, prani të dëborës duke vështirësuar qarkullimin pati në fshatrat e Xibrit, Si Xibër – Hane, Ketë, Xibër Murrize dhe Gurë i Bardhë. Deri në orët e pasdites nuk është raportuar për probleme me energjinë elektrike e as me ujin e pijshëm. Mbrojtja Civile po monitoron situatën në të gjithë territorin.