Rikthehen rastet pozitive me Covid 19 në Mat

0
19

Pas një periudhe me një ose asnjë rast të ri infektimesh me Covid-19 në Mat, një ditë më parë u shënuan 5 raste të reja. 1 rast i ri ishte në Dibër, ndërsa në Klos e Bulqizë zero raste. Qarku i Dibrës vijon të jetë me numrin më të ulët të rasteve aktive me vetëm 76 por specialistët e shëndetësisë këshillojnë që situata të mos neglizhohet. Të gjithë qytetarët rekomandohet që të bëjnë kujdes dhe në rast të shfaqjes së shenjave, të kontaktojnë menjëherë me mjekun e familjes duke respektuar vetëkarantimin.

Nga ana tjetër ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.
Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Në të gjithë vendin momentalisht janë mbi 7 mijë raste aktive ku gjysmën e tyre e ka Qarku i Tiranës, me rreth 3500 të infektuar aktiv.