Godina e çerdhes numër 2 në Lagjen e Re të Bulqizës po i nënshtrohet një rikonstruksioni total. Rikonstruksioni i kësaj godine po bëhet nga fondet e Bashkisë Bulqizë dhe kap vlerën e rreth 18 milion lekëve të rinj. për të parë nga afër nisjen e punimeve ishte vetë kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla.
Ky i fundit tha se godina ishte kthyer në një problem shumë të madh për 60 fëmijë të cilët frekuentonin çerdhen. Në këto kushte është parë e domosdoshme ndërhyrja për t’i bërë një rikonstruksion të përgjithshëm. Sipas kreut të Bashkisë Bulqizë, Lefter Alla, objekti do të jetë gati për fëmijët e vegjël në muajin Dhjetor.
Aktualisht fëmijët që frekuentonin këtë çerdhje janë zhvendosur në çerdhen numër 1 të Lagjes së Re të Bulqizës, derisa godina e tyre të jetë rikonstruktuar.