Rifillon jeta normalisht pas vaksinimit masiv, zbulohet shteti i parë në Evropë pa Covid-19

0
8

Gjibraltari, shteti me 34 mijë banorë, po shërben si shembull për pjesën tjetër të Europës në menaxhimin e krizës së pandemisë. Falë vaksinimit masiv epidemia në masë të madhe është tejkaluar, dhe prej ditësh nuk janë shënuar më raste të reja me Covid-19. Restorantet punojnë deri natën vonë dhe masat antiCovid nuk janë të obligueshme të barten në ambiente të hapura.

Krejt e kundërta ndodh me pjesën tjetër të Evropës, ku akoma po ashpërsohen masat mbrojtëse për shkak të numrit shumë të madh të rasteve të reja me koronavirus.