Rifillimi i kampionatit, befason Gaz Demi: Më mirë të mos luhej fare

0
18

Presidenti i Federatës Shqiptare, Armand Duka, zhvilloi një takim me presidentët e klubeve të Superiores përsa i përket rifillimit të kampionatit. Tani situata po bëhet e vështirë pasi fillimisht administratori i klubit të Flamurtarit, Sinan Idrizi refuzoi që kampionati të rifillojë ndërsa në mbledhjen e fundit, presidenti i klubit të Partizanit, Gazmend Demi tregoi se edhe ai është kundër, duke u shprehur se kampionati ynë nuk i ka kushtet e duhura

“Nuk është e vonuar data 3, qershor nuk mund të fillonte më shpejt. Unë doja të ndërpritej fare për vete. UEFA nuk e lejon që të ndërpritet sepse digjen klubet që shkojnë në Europë. Partizani është jashtë Europë, por edhe kushtet e Shqipërisë, janë të vështira, ndaj opinioni im ishte që të ndërpritej. Por UEFA i penalizon klubet që shkojnë në Europë, ndaj do bëhet, por kushtet në Shqipëri janë shumë të vështira”, u shpreh Demi.