Ballina AKTUALITET Riatdhesimet nga Siria, SPAK do të marrë në pyetje 5 nënat. Veç...

Riatdhesimet nga Siria, SPAK do të marrë në pyetje 5 nënat. Veç rekrutuesve, kërkohen financuesit

0

Prokuroria e Posaçme pritet të marrë në pyetje nënat e riatdhesuara nga Siria. Burime pranë SPAK konfirmuan për A2 se për rastin ka një proces penal të hapur, ndaj dhe do të kryhen të gjitha veprimet e nevojshme si dhe marrja në pyetje e tyre pas fazës së karantinimit.

Brunilda Koçollari, Entela Vladi, Ruzhdije Balliu, Lavdije Kaca e Klotilda Zani do të pyeten nga Prokuroria e Posaçme lidhur me itinerarin që ato kanë ndjekur për të mbërritur në Siri.

SPAK gjithashtu do të kërkojë informacion për rekrutuesit, financuesit dhe personat që i kanë ndihmuar ato të kalojnë nga Shqipëria në Turqi, me destinacion final Sirinë.

Një tjetër çështje me rëndësi për hetimin, i cili ka nisur vite më parë nga një procedim i ish-Prokurorisë për Krimet e Rënda, ka të bëjë me faktin se kush i rekrutoi dhe financoi shqiptarët që shkuan për të luftuar për ISIS në Siri. Për të hedhur dritë mbi këta persona, hetuesit e SPAK i kanë sytë tek nënat e riatdhesuara pak ditë më parë. 5 gratë, së bashku me fëmijët e tyre, menjëherë pasi mbërritën në Rinas, u dërguan në shtëpinë e pushimit të Ministrisë së Mbrojtjes në Durrës, ku do të qëndrojnë për disa ditë në karantinë e ku do u bëhen të gjitha trajtimet mjekësore dhe psikologjike.

17 persona vijojnë të mbeten në kampin Al-Haël ndërsa situata për ta është mjaft e vështirë. Eva Dumani, Myrvete Dibra, Hajrije Taushani, Emanuela Daci dhe Elona Shuli janë familjet të cilat nuk dolën gjatë operacionit të parë, ndërsa disa prej tyre kërkojnë të rikthehen në atdhe.

Exit mobile version