Rezistenca e dibranëve, protestë në fshatin Fushë Muhurr, kundër ndërtimit të Skavicës.

0

Banorë të fshatit Fushë Muhurr kanë protestuar për të kundërshtuar zbatimin e projektit për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës. Ashtu si në çdo zonë tjetër ku është protestuar edhe në Fushë Muhurr banorët janë treguar të gatshëm që të vazhdojnë rezistencën për të mos lejuar ndërtimin e hidrocentralit të skavicës. Ata thanë se ky projekt është shpopullues për Dibrën dhe se i humb asaj jo vetëm vlerat njerëzore, por edhe ato historike e kulturore.
Nga ana tjetër banorët thonë se ndërtimi i Skavicës do të jetë “Genocid” për Dibrën. Sipas tyre ndërtimi i një liqeni aq të madh siç parashikohet në kuotën 443 metra do të mbysë 32 fshatra, 16 mijë hektarë toka bujqësore dhe troje, do të shpërngulë 12 mijë banorë. Efektet sociale dhe mjedisore pritet të jenë shumë të mëdha, pasi do të zhdukë gjithë fushën e Dibrës, dhe do ta ndajë atë në 2 pjesë, pra du ta zhdukë Dibrën.