Ndonëse ende nuk ka ardhur koha e vaditjes, banorët i kanë sytë nga veprat vaditëse pasi pas Majit bëhen të domosdoshme. Rezervuari i Bazit i cili është bërë problem në kronikat e Mat Televizion me dhjetra herë, ende nuk është në kapacitetin e nevojshëm.
Banorët që dikur kanë punuar në këtë rezervuar apo kanë vaditur me të, thonë se prej rreth 2 dekadash ky rezervuar nuk ka funksionuar me kapacitet të plotë. Problemet e këtij rezervuari sipas banorëve janë dy, rrjedhja e ujit në digë dhe mosvendosja në efiçencë e ushqyesit. Banorët shprehen se rezervuari prej gjithë këto vitesh mbushet vetëm nga ujërat e shirave e nuk ka një sistem funksionar për ta mbushur dora e njeriut.
Banorët kërkojnë që të ndërhyhet në këtë rezervuar dhe të vaditin 70% e banorëve të kësaj njësie, ashtu siç ndodhte edhe para 20 vitesh.