Maturantët tek Ministria e Arsimit kanë shpërthyer në kor në revoltë ndaj ministres Besa Shahini. Pas tri orë pritjeje pa asnjë përgjigjie nga ky institucion, ata kanë hedhur vezë në drejtim të zyrës së Shahinit. “Eja këtu, eja këtu, ministre e turpit, u tallët me ne”, -dëgjohen të thonë ata.