Restaurohet burimi i shkopetit, ndalesë e shumë udhëtarëve

0

Rruga nacionale Burrel – Skuraj veç pamjeve mahnitëse që ofron për udhëtarët, ka edhe një burim i cili tradicionalisht është përdorur nga udhëtarët për tu freskuar gjatë stinës së verës. Por ky burim uji ka shërbyer edhe për të pirë udhëtarët e etur si dhe për të mbushur enë të ndryshme që t’i konsumojnë në banesë. Shumë drejtues mjetesh që lëvizin çdo ditë në këtë rrugë dhe banojnë në Tiranë apo qytete të tjera, mbushin ujin për konsum këtu tek ky burim. Për këtë arsye, Bashkia e Matit e ka parë të nevojshme që burimi të restaurohet dhe t’i jepet atij pamja e një vepre arti. Kjo është pritur shumë mirë nga udhëtarët.
Kjo vepër publike tashmë do të jetë më e sigurtë për të gjithë ata që do të ndalen për të pirë ujë, apo për të marrë me vete.