Ballina Qarku Diber DIBËR Reshjet e dëborës në veri, ARRSH apel shoferëve: Udhëtoni me kujdes!

Reshjet e dëborës në veri, ARRSH apel shoferëve: Udhëtoni me kujdes!

0

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se gjatë orëve të natës ka pasur reshje shiu dhe dëbore në veri të vendit por pa probleme me bllokimin e qarkullimit të automjeteve.

ARRSH bën me dije se reshje dëbore ka pasur në qarkun e Kukësit në lartësi mbi 600 m, në Qarkun e Dibrës, si në Kuben-Vasije, Peshkopi-Qafë Drajë, në Qarkun e Shkodrës, si në Qafë Mali-Fierzë, Vau i Dejës-Pukë-Fushë Arrëz-Fushë Dukagjin.

Ajo u bën thirrje shoferëve të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore, të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore nëse udhëtojnë drejt akseve me prezencë bore.

Exit mobile version