Rekamë

Pjesa më e madhe e vendit është përfshirë nga reshjet e dëborës gjatë natës duke bllokuar disa prej akseve rrugore. ARRSH njofton se zonat ku ka pasur më shumë reshje janë rajoni verior, kryesisht ai i Kukësit dhe Dibrës.

Ndërkohë është bërë pastrimi i rrugës dhe shpërndarja e kripës për të shmangur rrëshqimin e automjeteve nga akulli. Qarkullimi vijon normalisht dhe pa zinxhirë në të gjitha akset rrugore.

Njoftim për gjendjen e akseve kombëtare

Në rajonin Verior kryesisht në qarkun Kukës dhe pjesërisht në Diber ka pasur reshje bore gjatë natës. Në segmentin Pukë-Fushë Arrëz-Kukës, ka pasur reshje dëbore, është bërë pastrimi dhe shpërndarja e kripës

Në segmentin Bulqizë-Peshkopi ka pasur reshje të dobëta dëbore, rruga është pastruar dhe qarkullimi vazhdon normalisht. Në të gjitha akset kontraktorët kanë punuar me mjete dhe fuqi punëtore për mbajtjen hapur të akseve. Qarkullimi vazhdon normalisht dhe pa zinxhirë në të gjitha akset.