Reshjet e borës përfshijnë Qarkun Dibër, probleme në rrugën e Arbrit

Reshjet e borës përfshijnë Qarkun Dibër, probleme në rrugën e Arbrit
Trashësia e borës së rënë këtë të enjte në qarkun Dibër varion nga 10 deri në 20 centimetra duke bërë që të krijojë vështirësi në qarkullimin e automjeteve. Situatë më e rënduar është në Bulqizë e Dibër ku reshjet vijojnë me intensitet të lartë shoqëruar edhe me erë të fortë. Rruga e Arbrit u bllokua për dy orë për shkak të pranisë së madhe të dëborës. Është dashur ndërhyrja e policisë së shtetit në anën e Tiranës dhe të Klosit për të hapur qarkullimim e automjeteve. Policia rrugore këshillon të gjithë drejtuesit e mjeteve që lëvizin nëpërmjet Rrugës së Arbrit në Qarkun Dibër drejt Tiranës dhe anasjelltas të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore. Ndërkohë probleme ka patur edhe në rrugën Bulqizë – Peshkopi dhe Peshkopi – Kukës për shkak të prezencës së dëborës. Shtabi i emergjencave civile është mbledhur dhe ka kërkuar që bashkitë dhe firmat kontraktore të jenë në terren për shkak se gjatë natës priten ngrica.