Reshjet e borës krijojnë probleme të shumta në Dibër

0

Aksi Qafë Bualli – Krastë për më shumë se 5 orë mbeti i bllokuar këtë të martë për shkak se një masiv shkëmbor ra mbi të. Makinat që lëviznin në drejtim të Bulqizës apo Burrelit mbetën të bllokuara që në orën 7 të mëngjesit. Shkak u bë masivi i shkëmbit të rënë që nuk mund të largohej pa një mjet të posaçëm. Drejtuesit e mjeteve shprehën revoltën e tyre për këtë:
Duke sfiduar kushtet e vështira atmosferike, drejtuesit e mjeteve dhe udhëtarët kanë pritur deri në mbërritjen e një mjeti tip fadromë të firmës mirëmbajtëse të rrugës. Vetëm me ndërhyrjen e tij i cili largoi shkëmbinjt e rënë nga rruga, automjetet nisën qarkullimin drejt Krastës si dhe drejt Burrelit apo Tiranës.
Reshjet e vazhdueshme të shirave që kanë nisur që prej ditës së Hënë krijuan probleme edhe në Bashkinë e Dibrës. Probleme u shënuan në rrugën nacionale Peshkopi – Kukës ku në vendin e quajtur Shumak në afërsi të Sllovës ishte shembur një masiv i madh dheu duke izoluar 20 fshatra të Njësive Administrative Sllovë dhe Kala e Dodës. Për disa orë me radhë banorët e këtyre fshatrave mbetën pa komunikim me Peshkopinë pasi nuk mund të kalonte asnjë mjet i tranportit publik apo mjete private. Vetëm pas disa orësh është ndërhyrë për të pastruar dheun që kishte mbuluar asfaltin.
Një mjet tip fadromë i firmës mirëmbajtëse të kësaj rruge pas 30 minutash arriti të pastronte dheun e shumtë që kishte rënë nga shpati i malit.
Probeme u shënuan edhe në rrugën nacionale Klos – Bulqizë pasi në fshatin Kloskatund ku një gurë i madh kishte rënë në rrugë, duke vështirësuar