Rekamë

Mbrëmjen e kaluar temperaturat në Bulqizë zbriten disa gradë nën zero duke shkaktuar probleme në qarkullimin e automjeteve. Në aksin nacional Bulqizë – Peshkopi në vendin e quajtur “Pishat” pati prezencë të akullit duke u bërë rrezik për automjetet që qarkullonin në të. Drejtuesit e mjeteve dhe banorët e zonës thonë se situata është e tillë thuajse gjatë gjithë stinës së dimrit pasi nuk kriposet rruga nga firma mirëmbajtëse. Ata shprehen se kushdo që kalon në orët e para të ditës duhet të bëjë shumë kujdes nga prania e akullit në asfalt, pasi kjo zonë nuk përfshihet as nga rrezet e diellit. Drejtuesit e mjeteve i bëjnë apel autoriteteve të hedhin kripë vazhdimisht sa ende nuk ka ndodhur ndonjë aksident tragjik.

Akull në rrugë ka patur edhe në bajpasin e Murrizit për shkak të pranisë së ujit dhe uljes së ndjeshme të temperaturave.

Enver Doçi