Numri i qytetarëve të infektuar me Covid – 19 në Qarkun Dibër po shkon në rritje, duka kapur shifrën e 67 personave. Vetëm një ditë më parë në Dibër u zbuluan 5 raste të reja, 2 raste në Bulqizë dhe një në Mat.
Ky është numri më i lartë i arritur në këtë qark që prej fillimit të pandemisë. Ndërkohë, katër mësues të shkollës “Shefqet Tançi” në lagjen e re të qytetit të Bulqizës kanë rezultuar pozitiv me Covid – 19. Mësuesit e kësaj shkolle janë paraqitur në mësim gjatë dy ditëve të para të vitit të ri shkollor, ndërsa pas rezultimit pozitiv të një kolegeje të tyre, ata kanë bërë tamponin ku kanë rezultuar të infektuara edhe vetë.
Megjithatë, Zyra Vendore Arsimore Bulqizë ka vendosur të mos e ndërpresë procesin mësimor, por të zëvendësojë mësueset e infektuara me Covid-19.
Këtë të premte, Ministria e Shëndetësisë raportoi 8 raste të reja në Qarkun Dibër, duke e çuar numrin e të infektuarve në total në këtë qark në 67 më i larti që nga fillimi i pandemisë. 6 raste të reja u shënuan në Bulqizë ku katër prej tyre janë personel arsimor ndërsa dy raste të reja kanë rezultuar në Mat.