Rëndësia e kontrollit të syve, mjekja okuliste Çobo: zbulon herët probleme që mund të jenë me pasoja të rënda

Rëndësia e kontrollit të syve, mjekja okuliste Çobo: zbulon herët probleme që mund të jenë me pasoja të rënda
Kontrollet shëndetësore rutinë apo pa u ndjerë keq, janë shumë të rralla në shoqërinë tonë e cila kryesisht reagon apo i drejtohet spitaleve vetëm atëherë kur nuk ndjehet mirë. Por për mjekët, kjo është një fazë e cila ka dy anët e medaljes. Më e rëndësishme është kontrolli rutinë pa patur shqetësime pasi në këtë mënyrë shumë sëmundje kapen në kohë apo zbulohen ende pa dhënë pasoja. Mjekja okuliste pranë Spitalit Bashkiak Mat, Matina Çobo thotë se kontrolli rutinë i syve sidomos për perrsonat mbi 40 vjeç është shumë i rëndësishëm. Mjekja Çobo thotë se problemet okulistike janë shtuar tek të gjitha moshat të cilat reagojnë apo paraqiten tek specialisti në stade të ndryshme. Mjekja okuliste Matina Çobo thotë se temperaturat e ulta ndikojnë edhe në shëndetin e syrit. Mjekja okuliste Matina Çobo dy ditë në javë shërben në spitalin Bashkiak Mat, të hënë e të premte.