Refuzimi në komisioni i statusit të minatorit, reagojnë minatorët e Bulqizës

Refuzimi në komisioni i statusit të minatorit, reagojnë minatorët e Bulqizës

Minatorë e ish minatorë të minierës së Bulqizës reaguan ndaj refuzimit të projekt-ligjit në dy komisionet paralemtare. Ata shprehen se në çdo fushatë elektorale ju premtohet statusi i minatorët, por në fund janë vetë deputetët që marrrin votat e popullit që nuk e miratojnë. Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike dhe Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm në Kuvendin e Shqipërisë kanë rrëzuar me votat e socialistëve projektligjin “Për statusin e minatorit”, të propozuar nga deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku. Relatorët në të dy komisionet, deputetja Zegjine Çaushi dhe deputeti Klevis Jahaj e konsideruan nismën e deputetes Tabaku si antikushtetues dhe të papërballueshëm financiarisht nga buxheti i shtetit. Në relacionin shoqërues argumentohet se nga miratimi i statusit do të përfitonin rreth 13,300 persona, ndërsa efekti financiar për buxhetin e shtetit përllogaritet në 1.27 miliardë lekë. Drafti parashikon gjithashtu që minatorët që kanë punuar të paktën 10.5 vite nëntokë të kenë të drejtë të dalin në pension pas 20–25 viteve punë, por jo më pak se 20 vite sigurim. Gjithashtu përcakton edhe trajtim shëndetësor falas për sëmundjet profesionale dhe përfitime për familjarët në rast vdekjeje.