Ballina POLITIKE Reforma Territoriale, PS: Kemi dëgjuar shqetësimet e opozitës, vështirë të gjykojmë ecurinë...

Reforma Territoriale, PS: Kemi dëgjuar shqetësimet e opozitës, vështirë të gjykojmë ecurinë kur mungojnë 2 hapat e parë

0

Në mbledhjen e Komisionit për Reformën Territoriale, eksperti i PS, Artan Shkëmbi bëri një rezume të ndryshimeve territoriale në vend duke thënë se në fokus të ndryshimeve duhet të jetë, ekonomia, energjia, turizmi, bujqësia e blegtoria, për të ndërtuar një zonë funksionale.

Shkëmbi tha se procesi aktual është i ngjashëm me atë të vitit 2014, por mungojnë 2 hapat e parë, ndaj është e vështirë të gjykohet ecuria.

Sa i përket pretendimeve të opozitës se miratimi i reformës është i njëanshëm për arsye politike, Shkëmbi u shpreh se debati i mbetet politikës jo ekspertëve. Ai thotë se nuk ka ende një studim që vlerëson reformën territoriale.

U vendos buxhet në vitin 2015 për reformën territoriale, e cila u alokua përmes agjencisë për reformën territoriale, duke u angazhuar në mos ndërprerjen e shërbimeve në asnjë prej 61 bashkive të reja që u miratuan nga Kuvendi, duke përgatitur të gjithë procesin e transferimit dhe zbatimit të ndryshimit të hartës territoriale. Po ta shohësh procesin e zhvilluar tanimë është i ngjashëm si ai në vitin 2014. Sot jemi në kushtet kur hedhim hapin e tretë, por ne na mungon hapi i parë dhe i dytë. Kjo pamundëson rishikimin e hartës territorial dhe e kemi të vështirë të gjykojmë se si të ecet më tej. Ne jemi këtu në më shumë se tre muaj. Kemi dëgjuar shqetësimet që ka patur opozita. Janë shqetësimet të natyrshme.

Opozita pretendon se miratimi i reformës është i njëanshëm për arsye politike, që reforma është e dështuar, apo që shpenzimet administrative janë rritur, apo që shërbimet janë përkeqësuar, autonomia financiare e cenuar, kompetencat e bashkive të vogla, banorët janë larguar nga bashkitë për mungesë përfaqësie…etj. Sigurisht ne si ekspertë nuk na intereson të shikojmë me këtë sy se sa këto deklarime i afrohen realitetit dhe sa një pjesë e tyre është deklarim politik. Ne duhet të japim opinionin tonë për këto vlerësime. Debati politik ju takon juve në këtë drejtim. Ajo që vlen për t’u përmendur është se edhe pas 7 vitesh, s’ka asnjë studim të plotë që të vlerësoj reofrmën territoriale, nëse do kishim do i ishim referuar atij dhe s’do kishte hapësira për debate.

Kujtojmë se PD ka kërkuar shtimin e 33 bashkive në hartën territoriale duke shkuar nga 61 në 94 si dhe uljen e qarqeve nga 12 në 6, duke i etiketuar si rajone. Fillimisht, PS u shpreh se i qëndronte besnik hartës territoriale aktuale me 61 bashki dhe 12 qarqe. Megjithatë bashkëkryetarja e Komisionit Anila Denaj ka thënë se mazhoranca është e gatshme të pranojë ndryshim të vogël të numrit të bashkive.

Exit mobile version