“Reforma në drejtësi solli telashe të mëdha”/ Malaj: Ka pasur dhe raste kur janë cënuar gjyqtarë, institucionet nuk kanë reaguar

“Reforma në drejtësi solli telashe të mëdha”/ Malaj: Ka pasur dhe raste kur janë cënuar gjyqtarë, institucionet nuk kanë reaguar

Ish-kreu i Gjykatës së Apelit, Alaudin Malaj, theksoi se reforma në drejtësi solli telashe më të mëdha. Malaj theksoi se ka pasur raste që janë cënuar gjyqtarët, dhe sipas tij, institucionet shtetërore nuk kanë reaguar.

Malaj vazhdoi: “Cënim i gjyqtari është i pafajshëm. Gjyqtari vjen pas zotit. Problemi më i madh është që formimi profesional që kemi ne të sistemit të drejtësit. Ardhja e reformës së re të drejtësisë solli telash më të madh publikut.”

Ai shtoi: “Unë mendoj që z.Kalaj nuk ka qenë asnjëherë i kërcënuar. Ka qenë njeri normal dhe i thjeshtë. Nuk ka pasur temperamentin e kontrapedal. Problemi më i madh i gjyqtarëve është e vendimarrjes. Nëse gjyqtarët kanë të rregull me ligj nuk e kërcënon njeri me ligj.”

Malaj vijoi: “E dyta kishte kërcënime në kohën tonë, por kanë qenë më sporadike. Sepse palët nuk komunikon me ne, sepse nuk komunikon me avokatët e palës. Për sa i përket çështjeve personale. Po ndjek me një çëshjtje të personale. Kjo ngjarje që ndodhi me z.Kalaja 6 vite pas reformës në drejtësi.”

Ai rrëfeu: “Ka pasur një sërë episodesh kam qenë vetë gjyqtarë që më kanë cënuar. Kam ngritur pretendimin i kam çuar në prokurori dhe për dy pretendime. Njëra është për gjyqtarin që ka ikur dhe thoshin ‘pse ta mbrojmë këtë’. Në këto vite ka pasur edhe raste të tjera dhe nuk ka pasur reagime nga institucione shtetërore.”