
Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu ka folur në mbledhjen e parë të Komisionit të Reformës Territoriale duke nxjerrë në pah disa nga problemet që prodhoi ndarja e 2015 në 61 bashki, në të gjithë vendin.
Mziu theksoi se ndarja territoriale favorizoi shpopullimin e zonave bujqësore dhe disporporcionin në ndarjen e njësive vendore për 10 mijë banorë në rrethe të ndryshme.
FJALA E XHELAL MZIUT:
Së pari jeni bashkëkryetare dhe nuk mund të luani rolin e komandueses. Nuk jemi në një situate normale pasi jemi të prekur nga zgjedhjet vendore të 2023 unë nuk besoj se atë çfarë mund të bëjmë në një kohë të shkurtër ta delegojmë për javës që vjen. Ne kemi ardhur për të prezantuar një draft-axhendë për një reformë territorial siç e meritojmë. Do dëshiroja që ky komision të ketë një fat ndryshe nga Komisionet që janë bërë deri më sot. Do dëshiroja që kjo reforme të ketë angazhimin maksimal. Në një farë mënyre ndihem pak, se nga përfaqësimi juaj si ministre e Financave, pushteti vendor është më keq se 2015, dhe duhet reforma decentralizuese që ka nevojë jo vetëm për zërin e specialistëve.
Nuk ka ndodhur siç pritej, kemi administratë 3 herë më shumë se në 2015 dhe nuk janë kuryer ato 80 milionë euro që u tha në fillim, dhe nuk kemi kompetenca përveç nja 5 kompetencave të vitit 2017.
Tjetër problematikë që ka patur kjo reformë është se ka pasur disproporcion në ndarjen e zonave. Ka qenë me dysheme 10 mijë banorë për 1 njësi vendore dhe tani kemi mbi 12 mijë banorë për një njësi. Po marr vetëm rastin e Dibrës që është një nga rrethet me pjesën më të madhe për njësi gjeografike dhe ka vetëm një njësi vendore. Gjirokastra sa gjysma e Dibrës ka 4 njësi. Ka pasur probleme të jashtëzakonshme në zonat rurale, sepse qenia në distancë e shërbimit ndaj qytetarit ka prodhuar shpopullimin. E keqja tjetër më e madhe është se mijëra hektarë tokë është lënë djerrë. Këto problematika duhet t’i konsumojmë edhe më tej. Por unë jam totalisht skeptik për këtë komision sepse ndryshoni qëndrimet në mënyrë permanente. Edhe kryetari i Grupit të PS tha para tre ditëve se duam bashkëpunim me opozitën për të vendosur së bashku për rritje apo ulje të numri të njësive vendore, por më vonë intimidon komisionin duke thënë që nuk do të ketë rritje të numrit të njësive vendore.