Partia Demokratike do zhvillojë këtë të shtunë dy aktivitete të ndara. Nga njëra anë Berisha me grupin e tij do organizojë një referendum për largimin e Lulzim Bashës, ndërsa ky i fundit ka thirrur në Pallatin e Kongreseve Kuvendin Kombëtar të PD-së.
Kjo ka sjellë përçarje në anëtarësinë e kësaj partie në qytetin e Burrelit ku kryesia e degës ka konfirmuar pjesëmarrjen në kuvendin e Bashës ndërsa mbështetësit e Berishës do të zhvillojnë një referendum në Pallatin e Kulturës të Burrelit.
Rustem Nuzi ish nenkryetar i bashkisë Burrel dhe kontribues i njohur politik i kësaj partie në qytetin e Burrelit njoftoi edhe takimin dhe metodologjinë e votimit në datën 18 dhjetor në Pallatin e Kulturës.
NJOFTIM: Njoftohen të gjithë anëtarët e Partisë Demokratike Dega Mat, se me datë 18.12.2021 nga ora 08:00 -17: 00,në ambientet e Pallatit të Kulturës Burrel bëhet votimi për ratifikimin e vendimit Nr.6 datë 11.12.2021 të Komisionit të Rithemelimit të PD për shkarkimin e Z.Lulzim Basha. Jeni të ftuar të shprehni vullnetin tuaj.(Duhet të keni me vete mjet identifikimi) shkruan Rustem Nuzi ne facebook.
Nga ana tjetër PD zyrtare e Degës Mat e kryesuar nga Arjan Lika ka nisur prej kohësh procedurat për mbledhjen e delegatëve në Kuvendin e Lulzim Bashës.
Nesër demokratët matjan pritet të jenë të përçarë teksa secila palë ka pretendimet të ndryshme për të ardhmen e kësaj partie.
Mattv.al