Reagon kryebashkiaku Malaj: Pakot ushqimore të deritanishme, donacion i biznesit

0
6

Bashkia e Matit ka nisur shpërndarjen e ndihmave për familjet në nevojë. Sipas Kryebashkiakut Agron Malajt pakot e shpërndara deri tani, janë donacion i biznesit të qytetit të Burrelit dhe se ende nuk kanë ardhur ndihmat nga qeveria. Por Malaj ka një apel për të gjithë banorët, duke iu kujtuar atyre se nga kjo ndihmë do të përfitojnë vetëm shtresat më në nevojë.

Nga ana tjetër, ai u shpreh se shtabet në të gjitha njësitë administrative po ju vijnë në ndihmë të moshuarve që jetojnë vetëm, për tju dërguar ilaçet apo bazë ushqimore sipas nevojës.

Malaj përsëriti apelin ndaj banorëve që të respektojnë vendimet e institucioneve qeveritare e shëndetësore për të parandaluar përhapjen e virusit Covid-19.