Reagimi i fortë/ Donald Tusk dënon shembjen e Teatrit Kombëtar

0

Ish-kreu i Këshillit Europian, njëkohësisht president i PPE, Donald Tusk, ka dënuar shembjen e Teatrit Kombëtar ditën e djeshme.

Në një postim në Twitter, Tusk shprehet se një vendim i tillë është kundër vlerave europiane, ndërsa dënon edhe dhunën e ushtruar nga policia ndaj protestuesve.

Postimi
Dënoj shembjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë të dielën, e cila shkon kundër vlerave europiane si ruajtja e trashëgimisë kulturore, sundimit të ligjit dhe dialogut transparent.

Frikësimi dhe përdorimi i dhunës ndaj protestuesve, shoqërisë civile, artistëve si dhe politikanëve të opozitës janë të papranushme.
Sundimi i ligjit, media e pavarur dhe e lirë si dhe lufta kundër korrupsionit duhet të mbizotërojë në perspektivën europiane të Shqipërisë. Unë shpreh mbështetjen time për partinë tonë anëtare të PPE @pdshqiperi, në luftën demokratike për një Shqipëri më të mirë.