Rama, vizitë zyrtare në Turqi me ftesë të Erdogan

0

Kryeministri Edi Rama nis të mërkurën një vizitë dyditore në Turqi. Burime për A2 bëjnë të ditur se vizita do të realizohet me ftesë të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.

Vizita e fundit e kryeministrit Rama në Turqi, ku u takua edhe me Erdogan, ishte në muajin shtator të vitit të kaluar.

Në atë kohë, sipas Ramës, u diskua për sfidat e kohës për fuqizimin e ekonomisë në kushtet e përballjes me Covid-19, ecurinë e bashkëpunimit dypalësh, si edhe situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor.