Rama vijon promovimin e Matit: Ulza e mrekullueshme, ku para disa vitesh s’kishte as rrugë për të shkuar

0

Kryeministri Edi Rama vijon te promovoje ne faqen e tij te facebook bukurite e Matit. Kesaj rradhe ai ka shperndare nje video te Ulzes ku ka theksuar faktin qe rruga me pare ishte ne gjendje skandaloze. Ne fakt Rama ka pjeserisht te drejte pasi vetem nje segment ka pesuar nderhyrje pasi ndersa tjeter eshte ne gjendje te mjerueshme

Statusi i kryeministrit Rama ne facebook

🤩 Ulza e mrekullueshme, ku para disa vitesh s’kishte as rrugë për të shkuar e përveç njerëzve të mrekullueshëm, gjithçka tjetër kishte vulën e rrënimit, sot është kthyer në një destinacion turistik, ku do vijojmë të investojmë në infrastrukturë e të mbështesim nismat për bujtina turistike e për agrobiznes🙏

*për ata që bëjnë sikur nuk shohin dhe nuk kuptojnë, e që hedhin këtu romuze për Veriun e braktisur, sa herë postohet një punë e bërë në jug, Ulza është në Veri, në qarkun e Dibrës, siç janë në Veri edhe Puka, Malësia e Madhe, Thethi, Alpet e me radhë Kukësi, Mirdita, etj., ku kemi investuar (do doja më shumë edhe në Shkodër, ku rëndom na ka ngecur sharra në gozhdën e bashkisë që s’di, s’do, s’kupton) dhe do të vazhdojmë të investojmë, edhe më shumë, sepse Shqipëria është “nji jug e veri”🇦🇱