
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së mbajtur sot në forumin ‘Europa Park’ në Mynih të Gjermanisë, u tregua i drejtpërdrejtë ndaj Bashkimit Europian, teksa i cilësoi ‘nipër të vegjël që u vënë veto gjyshërve’ vendet skeptike lidhur me çeljen e negociatave me Shqipërinë.
Ndërsa i quajti lajme gazetash dhe rrjetesh sociale ato që thuhen për shqiptarët, z. Rama i kujtoi BE-së se krimi i organizuar nuk ka etni, por është si një Bashkim Evropian pa rregulla e veto që funksionon më së miri, pavarësisht shqiptarëve.
“Zgjerimi, ne e kuptojmë që është e vështirë, nëse i vë veshin kritikëve. Të nxitësh nga rrjetet sociale nuk është burimin ku mund të gjesh forcën për të projektuar të ardhme.
Ne duam të jemi pjesë e BE por më duhet të jem i drejtpërdrejtë, por s’munde, të imagjinoj një shtëpi që funksion mirë ku nipërit e vegjël iu vënë veto gjyshërve. Një Evropë që nuk funksionin me 27 vende a mundet te funksionojë me 33? Jo, s’mundet! Është e pamundur, por kjo nuk nënkupton se nuk është e zgjidhshme nëse fuqitë e mëdha gjejnë mënyrë për ta përshtatur mekanizimin.about:blank
Krimi shqiptar? Kur bullgarët donin të hynin në BE gazetat nisën të shkruanin se ata do të vrisnin. Kur rumunët donin të hynin në B u përhapën fjalët se ata hanin lejlekët. Nuk ka një krim shqiptar.
Krimi i organizuar është ndërkombëtar. Këta njerëz e kanë krijuar BE-në e tyre, që është shumë më efikase, nuk ka vetoi, nuk ka negociata. Në Holandë shqiptarët janë bërë gjëja më e keqen që të shkon ndërmend. T’i veshës krimit etni është pjesë e lojës”, tha kryeministri shqiptar.
Teksa Shqipëria pret konferencën e parë ndërqeveritare që shënon dhe nisjen zyrtare të procesit, kryeministri tha se në këtë moment negociatat janë gjëja më e rëndësishme për vendet që aspirojnë BE, edhe më shumë se vet anëtarësimi sepse përbëjnë udhërrëfyesin.
Ai tha se dhe t’i privosh vendet nga ky instrument është e pakuptimtë, ndërsa i ftoi investitorët gjermanë dhe europianë të vijnë në Shqipëri, vend i cili sipas tij është më i sigurti në Europë për të huajt.