Rekamë

Kryeministri Edi Rama ka takuar presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan. Vetë kreu i qeverisë ka njoftuar në Facebook takimin me presidentin turk, në rezidencën e këtij të fundit në Marmaris.

Në fokus të takimit, sipas Ramës, kanë qenë marrëdhëniet mes dy vendeve, bashkëpunimi ekonomik dhe ai në kuadër të përballjes me koronavirusit si dhe situata në rajon.

Postimi i Ramës
Me Presidentin e Turqisë, mikun e çmuar Rexhep Taip Erdogan, në një nga bisedat gjatë qëndrimit në rezidencën e tij verore në Marmaris, ku folëm gjerësisht për marrëdhëniet mes Shqipërisë e Turqisë, sfidën e kohës për fuqizimin e ekonomisë në kushtet e përballjes me Covid-19, ecurinë e bashkëpunimit dypalësh, si edhe situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor.